Aktivitete, Të rejat|

Në ditën e dytë të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, është mbajtur në sallën qendrore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ceremonia e dhënies së Çmimit të Mirënjohjes, dy personaliteteve të nderuar në shkencën e mendimin shqip në Shqipëri e Kosovë.
Dy çmimet u akorduan nga kryetarët e Akademisë së Shkencave të dy vendeve, z. Skënder Gjinushi dhe z. Mehmet Kraja.
Me këtë vlerësim u nderuan:
akad. asoc. Artan Boriçi,
“Për veprën Contributions in Physics, Applied Mathematics and computer Secience / Kontribute në fushën e fizikës, matematikës së zbatuar dhe shkencave kompjuterike (vëll. I-II)
me Motivacionin:
Vepër origjinale; rezultat jetësor i kërkimeve më të suksesshme të autorit; cilësisht të krahasueshme me arritjet më të vlerësuara shkencore në fushat e fizikës së thërrmijave elementare, matematikës së aplikuar dhe shkencat kompjuterike, në rajon e në Europë; produkt-model i studiuesit shkencor të mirënjohur, brenda e jashtë vendit dhe shembull inkurajimi për brezat e rinj të kërkuesve.
Akad. Ali Aliu
Me motivacionin:
“Për kontribut të shquar në zhvillimin e kritikës letrare, si studiues i shquar i letërsisë shqiptare dhe në veçanti i kritikës letrare shqipe”.

Comments are closed.

Close Search Window