Bashkë me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe me praninë e Ministres së Kulturës, Znj. Elva Margariti, shpallëm vitin 2022 si “Viti i Ali Podrimjes”, me rastin e 80-vjetorit të tij të lindjes dhe 10-vjetorit të ndarjes nga jeta.
Ky vit do të jetë një vit kushtuar aktiviteteve në kujtim të figurës dhe kontributit të Ali Podrimjes, si dhe poezisë shqipe, aktivitete të cilat do të shtrihen përgjatë 2022 në kuadër të projekteve të përbashkëta kultutore të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës.