Ministria e Kulturës së Serbisë çel thirrjen për aplikime në fushën e përkthimit të letërsisë serbe në gjuhë të huaja. Kjo thirrje vlen për të gjithë botuesit që kanë në plan përkthimi dhe botimi autorë serbë në gjuhën shqipe. Afatet e aplikimit janë nga data 10 janar deri më 23 shkurt 2022.
Qëllimi i kësaj thirrjeje është financimi i përkthimeve të veprave me rëndësi të shkrimtarëve serb në fushën e prozës, poezisë, dramës, letërsisë për fëmijë.
Disa prej kushteve që duhen plotësuar:
1.Certifikata e regjistrimit të shtëpisë botuese.
2.Kontrata e të drejtave të autorit dhe përkthimit në gjuhën prurëse nga agjenti letrar apo botimet që e mbulojnë.
3.Kontrata e përkthimit midis shtëpisë botuese dhe përkthyesit.
4.Katalogu i shtëpisë botuese.
5.CV-ja e përkthyesit
6.Të dhënat mbi librin që do të përkthehet.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit fton shtëpitë botuese, nëse kanë projekte, të marrin pjesë në këtë aplikim.
Për më shumë info kontaktoni në [email protected]