Aktivitete, Konsultime Publike dhe Memorandume, Të rejat|

Arkivi Qendror Shtetëror dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit
Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit:
Arkivi Qendror Shtetëror dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit janë angazhuar sot, përmes një marrëveshjeje nënshkruar në hapësirat e AQSH-së nga Drejtorja e QKLL-së, Alda Bardhyli, dhe Drejtori i AQSH-së, Ardit Bido, për t’u dhënë jetë projekteve të përbashkëta në shërbim të librit dhe autorit shqiptar.
***
Kjo marrëveshje rregullon marrëdhëniet midis palëve, me qëllim zbatimin e projekteve të përbashkëta. Projektet në fjalë kanë si qëllim përkujtimin e ngjarjeve më të rëndësishme historike të populli shqiptar. Projektet që do të realizojmë, synojnë në hapjen e ekspozitave të përkohshme në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, ku, nëpërmjet dokumenteve arkivore, fotografive, objekteve, filmave dokumentarë dhe kronikave filmike, do të jepet një panoramë e përgjithshme për personalitetet dhe ngjarjet e rëndësishme historike të popullit shqiptar.
***
Materiali dokumentar dhe fotografik do të shërbejë si ilustrim për publikun dhe vizitorët vendas dhe të huaj, duke i bërë më të qarta dhe më konkrete periudhat historike që ka kaluar populli shqiptar ndër shekuj. Ky material do të ekspozohet nëpërmjet paneleve ekspozuese, videoprojektorëve dhe monitorëve të vendosur në mjediset e sallës së ekspozimit.
***
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Drejtoria e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit do të realizojnë botime, konferenca shkencore, ekspozita, aktivitete dhe projekte të përbashkëta, të cilat do t’i shërbejnë shkëmbimit të eksperiencave për sa i përket ekspozimit, ruajtjes dhe konservimit të dorëshkrimeve dhe materialeve të tjera arkivore. Me interes të veçantë do të jetë edhe shkëmbimi i botimeve ndërmjet dy institucioneve.
***
Gjatë takimit u fol dhe për krijimin e një hapësire të dedikuar në Fondin e Arkivit Qendror për dorëshkrimet e autorëve shqiptarë. QKLL-ja është duke punuar për t’i dhënë jetë një projekti, që synon të ruajë dorëshkrimet e veprave të rëndësishme me karakter historik, kombëtar e gjuhësor.

Comments are closed.

Close Search Window