Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës prezantoi në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit një ekspozitë me rreth 200 ekzemplarë librash shkencor të realizuara ndër vite.
Për këtë trashëgimi të rëndësishme të mendimit shqip, referuan akademikët Eqrem Basha, nga seksioni i Gjuhës dhe Letërsisë në ASHK, Luan Mulliqi nga seksioni i Arteve, Justina Shiroka Pula nga seksioni I Shkencave Natyrore dhe Myzafere Limani nga seksioni I shkencave të Natyrës.
Të pranishëm në këtë aktivitet të rëndësishëm në kuadër të Tetorit të Librit, ishin kryetari I Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës z. Mehmet Kraja, Kryetari I Akademisë së Shkencave të Shqipërisë z. Skënder Gjinushi, akademikë, profesorë dhe njerëz të letrave.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në hapësirat e QKLL-së, deri më 1 nëntor.
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës e themeluar më 20 dhjetor 1975, është institucioni më i lartë i mendimit në Kosovë.
Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.