Akademiku Ali Aliu dhe studiuesi Behar Gjoka ishin të pranishëm në “Fajin ma ka gjuha”, për të folur mbi krijimtarinë e autores Majlinda Rama. Për poezinë si proces, bashkëkohësinë dhe traditën, por dhe rolin që ka gjuha në një dialog mes kohëve.
Të pranishëm ishin studiuesja Klara Kodra, shkrimtarja Helena Kadare, shkrimtari Zija Çela, poeti Sadik Bejko, aktori Ligoraq Riza, botuesja Enxhi Hudhri etj.