Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mirëpriti sot shkrimtarin, përkthyesin dhe studiuesin Primo Shllaku në bashkëbisedim me shkrimtarin Liridon Mulaj për librin “Nji letërsi tjetër”, një studim që jep një qasje të re në kritikën letrare për sa i përket letërsisë së realizmit socialist, disidencës në letërsi dhe një trajtimi kritik dhe analitik të veprës poetike të Zof Zorbës, Frederik Rreshpjes, si dhe veprës në prozë të Lec Shllakut.
Pikëpyetje që duhet të qëndrojnë mbi vlerat letrare dhe mungesa e studimeve reale qenë një prej shqetësimeve dhe angazhimeve që shpuri zotin Shllaku në sjelljen e këtij libri.