Në Ditën Botërore të Përkthimit, bashkë me Ambasadën e Francës në Shqipëri, kremtuam nisjen e punës së ateliesë së parë të përkthimit nga frëngjishtja në shqip, e cila do të zhvillohet në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Në ceremoninë e prezantimit të aplikantëve, që do të zhvillojnë njohuritë e tyre profesionale në fushën e përkthimit, ishte e pranishme edhe zv/ambasadorja e Francës në Shqipëri, Claire Nantier, kryetari i Shoqatës së Përkthyesve Shqiptarë, Rexhep Hida, profesor Edmond Tupja, prof. Ilia Lëngu etj.
Përkthimi, komunikimi mes gjuhëve ka qenë një prioritet i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit që në ditët e para të saja. Programet e Përkthimit, por edhe bashkëpunimet ndërkombëtare, kanë pasur vetëm një synim, të bëjnë të pranishëm librin dhe kulturën shqiptare në gjuhë e kultura të tjera.