THIRRJE PËR APLIKIME
Nëse jeni botues shqiptar dhe keni projekte për botim veprash të autorëve të gjuhës frënge në shqip për vitin 2021, ju ftojmë të merrni pjesë në thirrjen për projekte të Programit të Ndihmës për Botim (PAP).
Kjo thirrje realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Shqipëri dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar midis të dy institucioneve në datën 26 maj 2021.
Jeni të ftuar të aplikoni online këtu: https://botimefrengjishtshqip.org/ nga data 10 qershor deri më 10 korrik 2021 (23:59).