Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mirëpriti nëpërmjet hapjes së thirrjes për “Mbështetje të Përkthimeve nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaja” aplikimet nga shtëpitë botuese të huaja me interes botimi të autorëve shqiptarë. Në mbyllje të këtij procesi, shtëpitë botuese që iu përgjigjën kësaj thirrjeje janë si vijon:
[Shtëpia Botuese – Autori – Vepra – Përkthyesi – Gjuha e përkthyer]
1. Eurasia 1618 LP, Arjan Leka, Hartë memece për të Mbyturit, Andrea Zarballa, Greqisht.
2. Vakxicon Publishing, Grup Poetësh, Antologji e Poetëve të Rinj Shqiptarë, Stergia Kavvalou, Greqisht.
3. Fauves Éditions, Zija Çela, Djalli Komik, Sebastien Gricourt, Frëngjisht
4. Belleville Éditions, Shpëtim Selmani, Libërthi i Dashurisë, Festa Molliqaj, Frëngjisht.
5. Perseus publishing, Azem Deliu, Shënimet e Krimbit Smolinski, Ekaterina Tarpomanova, Bullgarisht.
6. Ginger Ape Book, Rudi Erebara, Epika e Yjeve të Mëngjesit, Maria Roces Gonzalez, Spanjisht.
7. Alaan publishing, Evlija Çelebi, Shqipnija para dy shekujve, Mohamed Mufaku Gega, Arabisht.
8. Eikon Publishing, Thanas Medi, Valsi i një dasme fantazmë, Oana Glasu, Rumanisht.
9. Editura Hoffman, Bashkim Hoxha, Kronikat e Mjegullës, Cristian Besleage, Rumanisht.
10. Besa Muci, Tom Kuka, Gurët e Vetmisë, Valentina Notaro, Italisht.
11. Besa Muci, Viktor Canosinaj, Djali që Shikonte Detin, Valentina Notaro, Italisht.
12. Besa Editrice, Bashkim Shehu, Udhëkryqi dhe Humnerat, Mirela Alushi, Italisht.
13. Il Pettirosso, Olimbi Velaj, Lumturia e të tjerëve, Valbona Jakova, Italisht.
Tashmë, dosjet e përkthimeve u janë kaluar ekspertëve të gjuhës dhe jurisë së përbërë nga prof. Esmeralda Krodhima, prof. Diana Kastrati dhe Ben Andoni.