Aktivitete, Konsultime Publike dhe Memorandume, Të rejat|

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Muzeu Historik Kombëtar nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi midis dy Institucioneve të tyre.
Ky Memorandum Mirëkuptimi rregullon marrëdhëniet midis palëve me qëllim zbatimin e projekteve të përbashkëta. Projektet në fjalë kanë si qëllim përkujtimin e ngjarjeve më të rëndësishme historike të popullit shqiptar, nxitjen e kulturës së leximit dhe të krijimtarisë, zgjerimin e audiencave letrare, promovimin e letrave shqipe brenda dhe jashtë vendit.
Projektet që do të realizojmë synojnë në botimin dhe promovimin e librave të autorëve të ndryshëm në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar-Tiranë dhe në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit duke promovuar personalitetet dhe ngjarjet e rëndësishme historike.
*
Muzeu Historik Kombëtar-Tiranë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të realizojnë botime, konferenca shkencore, ekspozita, aktivitete dhe projekte të përbashkëta, të cilat do t’i shërbejnë shkëmbimit të eksperiencave të ndërsjellta ndërmjet dy institucioneve. Muzeu Historik Kombëtar-Tiranë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të ofrojnë përdorimin e ambjenteve të tyre për konferenca dhe salla ekspozimi.
*
Me interes të veçantë do të jetë shkëmbimi i botimeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar-Tiranë dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Muzeu Historik Kombëtar-Tiranë do të ofrojë serinë e revistës Studime Muzeologjike, si dhe botime te tjera, ndërsa Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të ofrojë botimet e saj.
*
Muzeu Historik Kombëtar-Tiranë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të aplikojnë në projekte të përbashkëta në Bashkimin Europian.
*
Muzeu Historik Kombëtar-Tiranë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të punojnë së bashku për përkujtimin e datave dhe autorëve shqiptarë që përfaqësojnë trashëgimi historike e letrare në veprën e tyre. Muzeu Historik Kombëtar-Tiranë do të ndihmojë në hartimin e një konceptualizimi muzeor të Letërsisë Shqipe ndërsa Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të ofrojë dorëshkrime, memorie dhe material dokumentar të shkrimtarëve shqiptarë të mbledhur gjatë aktivitetit funksional të saj.
*
Muzeu Historik Kombëtar-Tiranë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të punojnë ngushtë për të përkujtuar dhe mbështetur krijimtarinë e shkrimtarëve arbëreshë të traditës si dhe të diasporës së re në organizmin e konferencave të përbashkëta dhe ekspozitave.

Comments are closed.

Close Search Window