Aktivitete, Konsultime Publike dhe Memorandume, Të rejat|

Memorandum bashkëpunimi i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta.
 

Më datë 14 tetor 2020, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL) dhe Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë (FHF) nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta. 

Marrëveshja e firmosur nga Dekani i FHF-së, prof. dr. Sabri Laçi dhe Drejtori i QKLL-së, Alda Bardhyli, synon përkujtimin e ngjarjeve më të rëndësishme historike të popullit shqiptar, nxitjen e kulturës së leximit dhe të krijimtarisë ndër të rinj, si dhe promovimin e letrave shqipe brenda dhe jashtë vendit. 
 
Të dyja palët u dakordësuan për të shkëmbyer botime të institucioneve respektive, organizimin e ligjëratave të hapura me studentë në fushën e librit, ofrimin e ekspertizës së personelit akademik të FHF-së për recensa apo konsulencë, si edhe kryerjen e internship-eve dhe angazhimin e studentëve në projektet e QKLL-së.

Comments are closed.

Close Search Window