Me ratin e 100 vjetorit tё lindjes sё poetit Zef Zorba,Qendra Kombёtare e Librit dhe Leximit dhe Departamenti i Letёrsisё, pranё Fakultetit tё Histori-Filologjisё iniciuan dhe botuan njё pёrmbledhje shkrimesh shkencore tё studentёve .
Nё kёtё botim, studentёt mё tё talentuar, u pёrfaqёsuan me shkrime tё thelluara,disa prej tyre thuajse shterruese, rreth krijimtarisё sё poetit.
‘’Zef Zorba ёshtё njё nga poetёt mё tё shquar tё letrave shqipe tё gjysmёs sё dytё tё shekullit njёzet’’. Kёshtu do tё shprehej shkrimtari i Ismail Kadare pёr tё, nё parathёnien e librit ‘’ Buzё tё ngrira nё gaz’’.(Ismail Kadare:‘’Buzё tё ngrira nё gaz’’,’’Princi’’, Tiranё, 2010, f 11).
Ky bashkёpunim i frytshёm, solli nё vёmendje figurёn e Zobёs, njё poeti, intelektuali, njё artisti me njё kulturё tё pazakontё, i cili nuk u botua nё kohёn e diktaturёs.
Zoba zgjodhi rrugёn e krijimit tё poezisё qё nuk e pa dritёn e botimit, tё njё letёrsie pa lexues.
‘’Ai ёshtё nga mё tё rrallёt poetё shqiptarё, qё bёri eksperimente avangardiste, aq pak tё pranishme nё poezinё shqipe.Ndёrkaq, ky pasion i tij pёr avanguardizmin, nuk pengon qё herё pas here, pas vargjeve tё tij, tё ndjehet fryma dhe ritmika e Dantes’’.(Ismail Kadare :‘’Buzё tё ngrira nё gaz’’,Princi,Tiranё, 2010,f 11).
Poezia e Zef Zorbёs nё planin bashkёkohor vjen si njё model estetik.