Konkursi “Libri i karantinës”|

KONKURSI LIBRI I KARANTINES
Statusi i Çmimit “Libri i Karantinës”

-Konkursi Letrar “Libri i Karantinës” lindi si pasojë e rrethanave të krijuara nga COVID 19. QKLL-ja në bashkëpunim me komunitetin letrar në vend, incioi këtë konkurs me qëllim motivimin e shkrimit të letërsisë shqipe në këto kohë të vështira, por dhe për t’u dhënë mbështetje autorëve shqiptarë.

-Konkursi është i hapur për autorët të sjellin dorëshkrimet e tyre nga dt. 1 prill deri më 30 qershor.

-Pranohen vepra në prozë, tregime, novela, romane.

-Titulli i konkursit “Libri i karantinës” nuk është i lidhur domosdoshmërisht me temën që do të përshkrojë këto vepra. Autorët janë të lirë të zgjedhin vetë temat që do të përzgjedhin për të krijuar.

-Anëtarët e jurisë përzgjidhen drejtpërdrejt nga Kreu i QKLL-së. Ata duhet të jenë personalitete me kontribute të veçanta në fushën e letrave.

-Puna e tyre koordinohet nga një specialist pranë QKLL-së, përzgjedhur nga kreu i institucionit.

-Konkursi është i ndarë në dy faza: Faza e parë është ajo e pranimit të dorëshkrimeve nga dt. 1 prill deri më 30 qershor 2020. Faza e dytë është ajo e gjykimit. Nga 30 qershor deri në 15 korrik 2020.
Në fazën e dytë juria do të bëjë seleksionimin e veprave për të arritur te dy çmimet e para. Çdo anëtar i jurisë ka të drejtë të propozojë 10 vepra për në short-list. Pas këtij procesi kalohet në fazën e përzgjedhjes së 5 librave finalistë, ku veprat me më shumë vota do jenë dhe veprat fituese.

-Anëtarët e jurisë duhet të argumentojnë me shkrim motivin e vlerësimit për 2 çmimet e para.
-Dy Veprat fituese do të botohen nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, e cila bashkëpunon me dy shtëpi botuese që marrin përsipër botimin e veprave të këtij konkursi. Veprat e këtij konkursi do të botohen nga Botimet Onufri dhe Botimet Albas.
-Angazhimi i stafit të QKLL-së, jurisë është në mënyrë vullnetare pa një fond të caktuar.
-Ceremonia e shpalljes së fituesve organizohet nga QKLL-ja.

Drejtori
Alda Bardhyli

Comments are closed.

Close Search Window