Aktivitete, Të rejat|

Në mjediset e Qendrës “Sotir Kolea” u mbajt aktiviteti me temë “Portreti i një intelektuali të vërtetë”, organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, ku morën pjesë prof. Viola Isufi dhe z.Spartak Topollaj, të cilët folën mbi jetën dhe krijimtarinë prozaike dhe poetike të autorit Robert Prifti.

Pjesë e këtij aktiviteti u bënë edhe prof. Artan Fuga, Visar Zhiti, Nevruz Maluka dhe studiuesi italian Mauro Geraci, nëpërmjet video-mesazheve dhe intervistave të realizuara nga gazetarja Beti Njuma.

Robert Prifti është një figurë disidente në letrat shqipe, pak e njohur ndër nesh që ka shkruajtur në gjuhën italiane. Njohës i disa gjuhëve të huaja, si: frëngjishtja, italishtja, rusishtja, latinishtja dhe greqishtja e vjetër, ai uy vlerësua nga pjesmarrësit pë kontributin e dhënë në letrat dhe studimet filozofike shqiptare.

Krijimtari e tij, e zbuluar rastësisht pas vdekjes së beftë në tetor të vitit 1993, fillimisht nga i biri Edgari e më pas edhe nga lexues të një rrethi më të gjerë, do të shpërfaqte në publik profilin e një shkrimtari me kurajë të rrallë intelektuale dhe njëkohësisht një histori të rrallë krijimi dhe qëndrese.

 

 

Comments are closed.

Close Search Window