Për të katërtin vit radhazi Bashkia Lezhë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, organizon aktivitetin “Çmimet At Gjergj Fishta”.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të 153 vjetorit të lindjes së Homerit shqiptar, poetit tonë kombëtar At Gjergj Fishtës.
Juria e përberë nga: Marçel Hila, Shpresa Kapisyzi, Frano Kulli në mes 34 veprave qe ishin në konkurim shpalli fituesit:
- “Çmimi At Gjergj Fishta” për vëllim poetik – Stefan Çapaliku me vepren “Camera Obscura”
- “Çmimi At Gjergj Fishta” për prozë – Marash Mirashi me romanin “Brirët”
- “Çmimi At Gjergj Fishta” për studime letrare- Fatmir Toçi me vepren “Arbëreshët, shqiptarët e Italisë”
- “Çmimi At Gjergj Fishta” për përkthimin më të mirë – Rudolf Marku me përkthimin e vepres “Poezi” nga Safo
U nderuan me çmime karriere :
- Life Hasa me vëllimin poetik “Ditët e mia”
- Nikollë Njeçi me vëllimin poetik “Lulet e vona”
- Ardi Muçllari me romanin “Rrëfimi i djalit të prapë “
Është vleresuar me çmim nderi:
- Dr.Liza Brunga me vepren: “Kishat e Zadrimes deri në prag të Kuvendit tê Arbërit”
Është vleresuar me çmimin Post Mortum: Don Jak Zekaj