Aktivitete, Të rejat|

Xhevahir Spahiu, Rudina Çupi dhe Rovena Rrozhani janë fitues të fondit të “Fondit të Krijimtarisë Letrare për Fëmijë”.

14 vepra aplikuan këtë vit në QKLL për “Fondin e Krijimtarisë Letrare për Fëmijë” dhe juria e kryesuar nga Persida Asllani, me anëtarë Flori Kasaj dhe Beti Njuma përzgjodhën tri veprat që do të mbështeten këtë vit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit për botim.

Xhevahir Spahiu u shpall fitues për librin “Një mijë dashuri” me motivacionin: “Poezitë shpalosin bukurinë e jetës, duke përdorur një gjuhë estetike dhe fëminore plot muzikalitet dhe figurshmëri. Me larmi tematike nga historia kombëtare te natyra dhe jeta fëminore, ato sjellin ndjesi ë prekshme dhe vlera njerëzore”.

Rudina Çupi u shpall fituese për librin “Ë-Ngrënësi dhe Ë-Vënësi” me motivacionin: “Kombinon rrëfimin dhe edukimin gjuhësor për fëmijët me një ligjërim të pasur dhe ilustrime tërheqëse. Libri edukon dhe argëton, duke nxitur dashurinë për gjuhën shqipe”.

Ndërsa autorja Rovena Rrozhani u shpall fituese për librin “Hana, vajza që kapi diellin” me motivacionin: “Vepra sjell historinë frymëzuese të një vajze që triumfon mbi të keqen, duke tërhequr lexuesit e vegjël në një udhëtim motivues. Gjuha e zgjedhur dhe ilustrimet dinamike  nxisin imagjinatë dhe kënaqësinë e leximit”.

Comments are closed.

Close Search Window