Aktivitete, Të rejat|

Nën moton “Fjalë pas fjale”, bashkë me Ministren e Kulturës znj. Elva Margariti, Drejtorin e Bibliotekës Kombëtare Z. Pirro Misha, shkrimtarin Besnik Mustafaj, botues, shkrimtarë, nxënës, lexues, hapëm siparin e aktiviteteve të “Tetorit të Librit”, një muaj i pagëzuar nga Ministria e Kulturës prej vitesh, si muaji i librit.

Fjalët lëvizin zemrat, na bëjnë më të lirë, fjalët i gjejmë në libra dhe vetëm përmes librit leximit mund të kemi një shoqëri e një vend më të mirë nesër.

Për herë të parë Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në bashkëpunim me partnerë të fushës do të publikojë këtë muaj një index të lexueshmërisë.

Ju ftojmë të na bashkoheni në aktivitetet tona përgjatë këtij tetori të bukur libri.

 

 

 

Comments are closed.

Close Search Window