Në natën e parë të Varg Festival në Shkodër, në oborrin e Muzeut Historik, banesa Oso Kuka, poetja shkodrane Ledia Dushi dhe poeti nga Serbia Petar Metoviç sollën një mbrëmje të paharrushme me lexime dhe reflektime mbi poezinë dhe rëndësinë e fjalës për kohën që jetojmë.
Poezia ka qënë forma më e lartë e shprehjes ballkanike. Në netët në vijim ishin të ftuar autor si Brunilda Zllami, Lekë Tasi, Suad Arilla dhe Liza Brozi ku folën për librat dhe poezitë e tyre.