“Lumi i vdekur”, një nga veprat e rëndësishme të letrave shqipe tashmë mund të lexohet në italisht. Në 100-vjetorin e lindjes së Jakov Xoxes, në Sallën shqiptare në Salone Internazionale del Libro, u fol për vlerat në kohë të veprës së Xoxes si përfaqësuesi më i mirë i realizmit në letërsinë shqipe.
E pranishme në aktivitet, mbesa e tij Ajola Xoxa, solli përmes kujtimeve të të atit dhe familjes një dimension tjetër po aq interesant të figurës së shkrimtarit, që iku duke shkruar…
Shkrimtarja Anilda Ibrahimi dhe përkthyesja Liliana Cuka, botuesi Livio Muçi sollën para publikut italan veçori të stilit e kulturës në veprën e Jakov Xoxes.