Shoqata e botuesve Shqiptarë, me mbështetjen e Bashkisë Durrës, Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Ministrisë së Turizmit, çelën dje në mbrëmje festivalin Veror të Librit Durrës, një ngjarje e rëndësishme letrare për qytetarët e Durrësit dhe me synimin e promovimit të letërsisë përgjatë ditëve të verës dhe fushatës Letërsia dhe Turizmi.
Ministrja e Kulturës zonja Elva Margariti, Kryetarja e Bashkisë Durrës zonja Emiriana Sako, Drejtoresha e QKLL-së zonja Alda Bardhyli, Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë zoti Petrit Ymeri, botues dhe shkrimtarë folën për rëndësinë që ka libri në jetën dhe edukimin tonë dhe ftuan qytetarët, pushuesit dhe libërdashësit të vizitojnë stendat e panairit për t’u njohur me botimet më të mira përgjatë një viti. Panairi do të mbesë i hapur deri më datë 21 gusht, nga ora 19:00-23:00 në Shëtitoren Taulantia.