Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Qendra e Kulturës dhe Librit për Fëmijë, kremtuan me fëmijët dhe shkrimtarët shqiptarë të letërsisë për fëmijë këtë ditë të veçantë, duke çelur një maratonë takimesh dhe fushate leximi e ndërgjegjësimi kushtuar letërsisë për fëmijë,si një nga themelet mbi të cilat ndërtohen lexuesit dhe brezat e së ardhmes.
Në vazhdë të politikave të promovimit dhe mbështetjes së kësaj letërsie, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit hap edhe për këtë vit, fondin e saj mbështetës për Krijimtarinë për Fëmijë.