Aktivitete, Të rejat|

Shqipëria u përfaqësua në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Leipzig, përmes Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme takimi, dialogu dhe promovimi të vlerave të letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Gjatë ditëve të panairit, stenda shqiptare mirëpriti një numër të konsiderueshëm vizitorësh, përfshirë bashkatdhetarë dhe publik ndërkombëtar, duke pasur një impakt pozitiv te lexuesit dhe duke nxitur interes në rritje për krijimtarinë shqipe.

Autorët, botimet e përzgjedhura dhe aktivitetet e organizuara kontribuan në forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe në prezantimin dinjitoz të Shqipërisë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të librit në Europë.

Comments are closed.

Close Search Window