Pjesmarrësit e shumtë në këtë aktivitet ngritën lartë figurën e poetit dhe ciklet e tij poetike.
Sipas poetit Aleksandër Çipa, poezia e Musait është e angazhuar, qytetare dhe me lirizëm të spikatur.
Prezantuesja Silvana Braçe nënvizoi tematikat e larmishme të poezisë së këtij autori, vargun e rrjedhshëm e rimat e ndryshme.
Shkrimtari Namik Dokle theksoi humorin e hollë, përsiatjet e bukura dhe gjuhën lakonike të përdorur nga Fatmir Musait në vargjet e tij. Ai e shpreh se në vargje Fatmiri tallet me të keqen.
Të pranishmit e shumtë kujtuan vargjet e hershme të poetit, që në vitet ’70, të cilat janë pasuruar në figura e gjuhën e përpunuar.
Vetë Musai, i quajtur edhe rebel nga miqtë, kujtoi se ka krijuar në jetën e tij 2525 poezi, një numër tej hamendjes edhe të vetë atij. Falenderoi të gjithë për vlerësimet e dhëna rreth vargut të tij, që mishëron këdo personazh, apo çfarëdo ngjarje dhe përjetim.