Mbështetje financiare për projekte në fushën e librit dhe leximit 2020, Të rejat, Thirrje|

Mbështetje financiare mbi projekte në fushën e librit dhe leximit 2020

Në zbatim të misionit të saj, QKLL-ja shpall thirrje për mbështetje financiare të projekteve në fushën e librin dhe leximit 2020. Ftojmë të gjithë të interesuarit që të paraqesin projektet e tyre, shoqëruar me dokumentet përkatëse:

Lista e dokumentave:

Faza e parë

Person fizik

Dorëzimi i dokumentacionit të kërkuar sipas përmbajtjes së formularit të aplikimit.
Kur është person fizik, duhet të dorëzojë edhe një CV (E firmosur prej aplikantit).

Person juridik

Dorëzimi i dokumentacionit të kërkuar sipas përmbajtjes së formularit të aplikimit.
Kur është person juridik, në vend të CV-së, duhet të dorëzohet vendimi i regjistrimit në gjykatë, statut, akt themelimi.

Faza e dytë

Në fazën e dytë, aplikanti duhet të dorëzojë:

  1. Relacion mbi zhvillimin e aktivitetit
  2. 10 foto

Afati: 30 ditë

Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën: Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit Rruga
“Papa Gjon Pali II”, 1010, Tiranë dhe në [email protected]

Aplikoni:

Shkarko deklaratën

Shkarko formularin

Comments are closed.

Close Search Window