{"id":8914,"date":"2022-04-19T09:59:48","date_gmt":"2022-04-19T07:59:48","guid":{"rendered":"https:\/\/qkll.gov.al\/?p=8914"},"modified":"2022-05-18T11:26:29","modified_gmt":"2022-05-18T09:26:29","slug":"konference-shkencore-per-150-vjetorin-e-lindjes-se-asdrenit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/qkll.gov.al\/?p=8914","title":{"rendered":"Konferenc\u00eb shkencore p\u00ebr 150-vjetorin e lindjes s\u00eb Asdrenit"},"content":{"rendered":"<div class=\"kvgmc6g5 cxmmr5t8 oygrvhab hcukyx3x c1et5uql ii04i59q\">\n<div dir=\"auto\">Asdreni mbetet nj\u00eb nd\u00ebr personalitetet e shquara n\u00eb panteonin e letrave shqipe. Portretin e tij do ta skaliste plot nderim n\u00eb vargje Lasgushi, kur do t\u00eb shkruante p\u00ebr t\u00eb:<\/div>\n<div dir=\"auto\">Burr` i urt\u00eb-e i ve\u00e7uar&#8230; Pate shkruar e punuar Kombin p\u00ebr t`a komb\u00ebsuar, Shqipen p\u00ebr t`a shqip\u00ebzuar.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Poezia, ku Asdreni edhe spikati me krijimtarin\u00eb e tij, kryesisht te 3 p\u00ebrmbledhje t\u00eb botuara (\u201cRreze dielli\u201d, \u201cEndra e lot\u00eb, \u201cPsallme murgu\u201d dhe e fundit \u201cK\u00ebmbana e Kruj\u00ebs\u201d &#8211; mbetur n\u00eb dor\u00ebshkrim dhe e botuar m\u00eb 1991), dallon p\u00ebr variacione tematike, por dhe stilistike, nga libri n\u00eb lib\u00ebr.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Qysh me botimin e librit t\u00eb par\u00eb, \u201cRreze dielli\u201d (1904), Faik Konica, i njohur si mjaft i kursyer n\u00eb vler\u00ebsime, do t\u00eb shkruante te revista q\u00eb drejtonte \u201cAlbania\u201d, se gjuha e Asdrenit, \u00ebsht\u00eb e q\u00ebruar, e kulluar dhe se ky lib\u00ebr i par\u00eb i tij, prezantohet plot me vler\u00eb letrare dhe \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb pakt\u00ebt libra q\u00eb meritojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb libratore (librari) t\u00eb \u00e7do shqiptari e t\u00eb huaji.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Vler\u00ebsime pati edhe nga E. \u00c7abej, te teksti i historis\u00eb s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, t\u00eb cilin ai e hartoi p\u00ebr shkollat e mesme t\u00eb koh\u00ebs (1936), ku e ve\u00e7onte Asdrenin, si poetin lirik &#8211; q\u00eb rron n\u00eb artin dhe p\u00ebr artin e tij. Vedat Kokona, si nj\u00eb nga autor\u00ebt e botimit t\u00eb njohur dy v\u00ebllim\u00ebsh \u201cShkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb\u201d (hartuar n\u00ebn drejtimin e E. Koliqit), vep\u00ebr n\u00eb formatin e nj\u00eb historie akademike t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, theksonte dhe \u00e7monte, sidomos te libri m\u00eb i fundit, \u201cPsallme murgu\u201d, se poeti krijon k\u00ebtu nj\u00eb raport t\u00eb ri me bot\u00ebn dhe, me tendenc\u00eb, heroin e vet lirik e koncepton si nj\u00eb pik\u00eb uji mes oqeanit, ku ai endet si duke k\u00ebrkuar, q\u00eb t\u00eb zgjidh\u00eb misterin e shpirtit e t\u00eb frym\u00ebs &#8211; n\u00ebp\u00ebr shtjellat e travajeve egzistenciale. Edhe M. Kuteli, te nj\u00eb shkrim i tij te \u201cRevista letrare\u201d (1944), arrin q\u00eb t\u00eb vrej\u00eb nj\u00eb rrym\u00eb t\u00eb re, q\u00eb kjo vep\u00ebr sjell n\u00eb poezin\u00eb shqipe: pik\u00ebrisht modelin poetik meditativ, refleksiv. N\u00ebn nj\u00eb petk t\u00eb jasht\u00ebm religjioz, n\u00eb fakt, k\u00ebtu p\u00ebrthyhen rrethanat dhe gjendjet e v\u00ebshtira t\u00eb njeriut &#8211; n\u00eb raportet e tij vetmitare e vazhdimisht ballafaquese e p\u00ebrsiat\u00ebse me ato situata t\u00eb v\u00ebshtira dhe hera her\u00ebs edhe ekstreme.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Pra, kemi pjekurin\u00eb e poetit, n\u00ebn ndikimin edhe t\u00eb l\u00ebvizjeve letrare moderne, q\u00eb qarkullonin aso kohe n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb rumune, t\u00eb cil\u00ebn, ai e njihte mjaft mir\u00eb. Nj\u00eb frym\u00eb estetizante, prirjet p\u00ebr nga simbolizmi, t\u00eb ashtuquajturat kujdesjet e tepruara p\u00ebr form\u00ebn, q\u00ebndisjet stilistike, k\u00ebto dukuri e prirje t\u00eb reja, paradoksalisht u kritikuar viteve m\u00eb par\u00eb, si ndikime formaliste e dekadente. Por q\u00eb n\u00eb fakt, ato d\u00ebshmonin orientimin e tij tashm\u00eb m\u00eb t\u00eb stabilizuar e m\u00eb t\u00eb pjekur, ndaj artit t\u00eb nj\u00ebmend\u00ebt. Fryma dhe dekori stilistik i poezis\u00eb s\u00eb Asdrenit, mbartin k\u00ebshtu kap\u00ebrximin e suksessh\u00ebm estetik dhe tematik &#8211; nga traditat rilindase, drejt prirjeve moderne n\u00eb poezin\u00eb shqipe. Pra, ai \u00ebsht\u00eb krijuesi k\u00ebrkues, q\u00eb sillte nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb shtuar me artin e vet poetik, krahas atij t\u00eb m\u00ebparshmit, ku dihet se lirika patriotike, do t\u00eb zinte aso kohe vendin par\u00ebsor dhe kjo ishte e motivuar, n\u00eb kontekstet historike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb atyre viteve, kur n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb, dilte kauza e pavar\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Por duhet theksuar se vlera e k\u00ebtij personaliteti, pra Asdrenit, do t\u00eb mbetej n\u00eb nivele t\u00eb larta t\u00eb nderimit prej brezave, sikur edhe vet\u00ebm prej njerit t\u00eb k\u00ebtyre tre kontributeve t\u00eb tjera t\u00eb tij, krahas kontributit t\u00eb njohur n\u00eb let\u00ebrsi. Dhe m\u00eb konkretisht, k\u00ebto kontribute jan\u00eb:<\/div>\n<div dir=\"auto\">S\u00eb pari, ai \u00ebsht\u00eb autori i tekstit t\u00eb Himnit ton\u00eb komb\u00ebtar, q\u00eb mbetet kryek\u00ebnga e flamurit kuq e zi, simbol i shenjt\u00eb krenarie dhe identiteti komb\u00ebtar, i cili, vazhdon q\u00eb t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, kudo ku ka shqiptar\u00eb. Asdreni, pati frym\u00ebzimin e bekuar, q\u00eb ta skaliste n\u00eb \u00e7astin e duhur dhe p\u00ebr momentin e duhur. Ishte pik\u00ebrisht ky himn, q\u00eb e \u00e7eli siparin e vet, mu n\u00eb agimin e shtetit shqiptar (1912), n\u00eb \u00e7astin historik t\u00eb shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb dhe q\u00eb vazhdoi t\u00eb mbetej nj\u00eb simbol i pakonkuruesh\u00ebm i vet\u00ebdijes komb\u00ebtare.<\/div>\n<div dir=\"auto\">S\u00eb dyti, Asdreni, luajti nj\u00eb rol par\u00ebsor n\u00eb kolonin\u00eb shqiptare t\u00eb Rumanis\u00eb, ku p\u00ebr shum\u00eb vite, ishte edhe drejtuesi i saj. Ajo shoqat\u00eb emigrant\u00ebsh shqiptar\u00eb, ishte nj\u00eb kudh\u00ebr e palest\u00ebr edukimi, ku u p\u00ebrgatit\u00ebn nj\u00eb radh\u00eb patriot\u00ebsh e veprimtar\u00ebsh t\u00eb shquar, nga ata q\u00eb do t\u00eb merrnin p\u00ebrsip\u00ebr misione atdhetarizmi dhe do t\u00eb ishin protagonist\u00ebt aktiv\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjeve kryengrit\u00ebse \u00e7lirimtare, pastaj t\u00eb ngritjes s\u00eb shtetit t\u00eb ri shqiptar, t\u00eb arsimit e mbar\u00eb kultur\u00ebs.<\/div>\n<div dir=\"auto\">S\u00eb treti, Asdreni do t\u00eb ishte miku i af\u00ebrt, udh\u00ebheq\u00ebsi shpirt\u00ebror dhe mecenati i yllit n\u00eb ngjitje, lirikut t\u00eb shquar, Lasgush Poradecit. Ka nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie v\u00ebllaz\u00ebrie poet\u00ebsh mes t\u00eb dyve, ku p\u00ebrkujdesja e Asdrenit, pothuaj 30 vjet m\u00eb i madh, shfaq jo vet\u00ebm dimensionin e lart\u00eb njer\u00ebzor, por edhe intuit\u00ebn e pagabueshme se te Lasgushi, qysh n\u00eb rinin\u00eb e tij t\u00eb hershme, do t\u00eb dallonte pritshm\u00ebrin\u00eb dhe lajmin e poetit t\u00eb madh, q\u00eb po i vinte Shqip\u00ebris\u00eb.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Mes tyre, Asdrenit e Lasgushit, ka edhe nj\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbim t\u00eb dendur, sigurisht me mjaft interes p\u00ebr lexuesit e studiuesit, p\u00ebr t\u00eb njohur e p\u00ebr t\u00eb kuptuar nj\u00eb mori ngjarjesh e rrethanash, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat endej jeta dhe aktiviteti i tyre letrar dhe p\u00ebrtej letrar.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Me k\u00ebt\u00eb rast, po ve\u00e7ojm\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb Lasgushit, student aso kohe, t\u00eb nisur nga Graci m\u00eb 13 shkurt 1926 p\u00ebr Asdrenin, q\u00eb jetonte n\u00eb Bukuresht. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb te ve\u00e7ant\u00eb, poeti i ri gjen rastin q\u00eb t`i kujtoj\u00eb mikut e siv\u00ebllait t\u00eb tij shpirt\u00ebror plot mir\u00ebnjohje, gjith\u00ebshka q\u00eb ai kishte b\u00ebr\u00eb pa u kursyer e pa kushte p\u00ebr t\u00eb. Dhe i k\u00ebrkon me mir\u00ebsjellje: a m\u00eb jep leje tani t\u00eb t\u00eb kujtoj disa gj\u00ebra p\u00ebrmbi gjendjen teme? A do q\u00eb t\u00eb ndiesh nj\u00eb k\u00ebnaqje t\u00eb leht\u00eb n\u00eb fundin e zemr\u00ebs, duke d\u00ebgjuar nga z\u00ebri i t\u00eb tjer\u00ebve muzik\u00ebn e bukur t\u00eb vepr\u00ebs sate t\u00eb shkruar mir\u00ebber\u00ebse?<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"cxmmr5t8 oygrvhab hcukyx3x c1et5uql o9v6fnle ii04i59q\">\n<div dir=\"auto\">Le t`i marrim me radh\u00eb, i kujton Lasgushi dhe i rendit: m\u00eb rekomandove n\u00eb sht\u00ebpi shqiptar\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsime private, q\u00eb t\u00eb siguroja disa fitime; m\u00eb ndive shum\u00eb her\u00eb me hua personale; b\u00ebre t\u00eb mundur q\u00eb t\u00eb m\u00eb jepet nga arka e Kolonis\u00eb s\u00eb Bukureshtit nj\u00eb ndihm\u00eb e p\u00ebrmuajshme prej 500 lei p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb mot; rr\u00ebfeve aktivitet q\u00eb t\u00eb em\u00ebrohem sekretar i Komitetit t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb; m\u00eb dhe nj\u00eb od\u00eb ku t\u00eb fle; m\u00eb jepje t\u00eb redaktoja prokura (t\u00eb cilat mund t`i b\u00ebje dhe vet), q\u00eb un\u00eb t\u00eb nxirrja ndonj\u00eb dy\u00e7k\u00eb, n\u00eb favorin e barkut tim t\u00eb b\u00ebr\u00eb pllo\u00e7 nga s\u00ebmundja dhe e pangr\u00ebna. Dhe i rikujton se me k\u00ebto p\u00ebrkujdesje ndaj nj\u00eb studenti t\u00eb ri e t\u00eb varf\u00ebr \u201c&#8230;ma ke ngritur (pra, ngjallur) shpirtin e zi dhe m`i ke nd\u00ebrtuar (pra, sh\u00ebruar) kockat e trupit tim t\u00eb tretur nga skamja\u201d. Dhe shton m\u00eb tej se: \u201cndihmat e tua t\u00eb panumurta morale dhe materiale reprezantonin me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb vler\u00ebn e nj\u00eb harmonije, gjer at\u00ebhere t\u00eb pad\u00ebgjuar p\u00ebr veshin tim\u201d.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Pra, jo vet\u00ebm p\u00ebrmes poezis\u00eb q\u00eb i dha lexuesit po se po, por edhe vet\u00ebm p\u00ebrmes njerit prej k\u00ebtyre tre kontributeve t\u00eb tij: si autor i himnit komb\u00ebtar, si kryetar p\u00ebr shum\u00eb vite i Kolonis\u00eb fam\u00ebmadhe t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Rumanis\u00eb, si mik i af\u00ebrt dhe ndihmues pa kushte i nj\u00eb talenti t\u00eb madh si Lasgushi, do t\u00eb mjaftonte q\u00eb Asdreni t\u00eb mbetej nj\u00eb em\u00ebr i ndritur. Por ja q\u00eb ai, n\u00eb fakt, i zot\u00ebroi me sukses t\u00ebr\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira t\u00eb vyera t\u00eb talentit t\u00eb tij t\u00eb spikatur poetik dhe t\u00eb aktivitetit t\u00eb paepur patriotik e shfaqjes s\u00eb vyrtuteve t\u00eb larta njer\u00ebzore.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\">Si\u00e7 e vler\u00ebsonte Lasgushi, te personaliteti i Asdrenit, p\u00ebrmblidhet nj\u00eb manifestim komb\u00ebtar, prandaj edhe nuk do t\u00eb harrohet dot asnj\u00ebher\u00eb. \u201cSepse Vjersh\u00ebtori, si\u00e7 shkruante m\u00eb tej ai, nuk rron jet\u00ebn e vdekur t\u00eb vet, po jet\u00ebn e pavdekur t\u00eb Kombit t\u00eb vet\u201d.<\/div>\n<div dir=\"auto\">Dhe Asdreni, vazhdon q\u00eb ta ket\u00eb privilegjin e mbajtjes gjall\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e popullit t\u00eb vet, t\u00eb cilit, iu p\u00ebrkushta si rrall\u00eb kush &#8211; me gjith\u00ebshka.<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"cxmmr5t8 oygrvhab hcukyx3x c1et5uql o9v6fnle ii04i59q\">\n<div dir=\"auto\">Profesor Ymer \u00c7iraku<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"cxmmr5t8 oygrvhab hcukyx3x c1et5uql o9v6fnle ii04i59q\">\n<div dir=\"auto\"><span class=\"pq6dq46d tbxw36s4 knj5qynh kvgmc6g5 ditlmg2l oygrvhab nvdbi5me sf5mxxl7 gl3lb2sf hhz5lgdu\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/static.xx.fbcdn.net\/images\/emoji.php\/v9\/ta2\/1.5\/16\/1f4da.png\" alt=\"\ud83d\udcda\" width=\"16\" height=\"16\" \/><\/span><span class=\"pq6dq46d tbxw36s4 knj5qynh kvgmc6g5 ditlmg2l oygrvhab nvdbi5me sf5mxxl7 gl3lb2sf hhz5lgdu\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/static.xx.fbcdn.net\/images\/emoji.php\/v9\/tdb\/1.5\/16\/1f1e6_1f1f1.png\" alt=\"\ud83c\udde6\ud83c\uddf1\" width=\"16\" height=\"16\" \/><\/span>Ky vit sh\u00ebnjon 150-vjetorin e lindjes s\u00eb nj\u00eb prej figurave t\u00eb larta t\u00eb historis\u00eb son\u00eb letrare: Asdrenit!<\/div>\n<div dir=\"auto\">Bashk\u00eb me studiues e profesor\u00eb t\u00eb UT nis\u00ebm sot siparin e aktiviteteve, q\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij viti jubile, do t&#8217;i kushtohen k\u00ebsaj figure t\u00eb ndritur t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare.<\/div>\n<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\"><a href=\"https:\/\/qkll.gov.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/278770578_515018590096947_8550981394533374203_n.jpg\"><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-8917\" src=\"https:\/\/qkll.gov.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/278770578_515018590096947_8550981394533374203_n-150x150.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"150\" \/><\/a> <a href=\"https:\/\/qkll.gov.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/278711497_515024290096377_9115064097742626441_n.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-8915\" src=\"https:\/\/qkll.gov.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/278711497_515024290096377_9115064097742626441_n-150x150.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"150\" \/><\/a><a href=\"https:\/\/qkll.gov.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/278745602_515024346763038_6972548396694904072_n.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-8916\" src=\"https:\/\/qkll.gov.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/278745602_515024346763038_6972548396694904072_n-150x150.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"150\" \/><\/a><a href=\"https:\/\/qkll.gov.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/278772093_515018603430279_791617269838443891_n.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-8918\" src=\"https:\/\/qkll.gov.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/278772093_515018603430279_791617269838443891_n-150x150.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"150\" \/><\/a><a href=\"https:\/\/qkll.gov.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/278851670_515018563430283_3831279238483226728_n.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-8920\" src=\"https:\/\/qkll.gov.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/278851670_515018563430283_3831279238483226728_n-150x150.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"150\" \/><\/a> <a href=\"https:\/\/qkll.gov.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/278880799_515018486763624_4097918585486146773_n.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-8921\" src=\"https:\/\/qkll.gov.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/278880799_515018486763624_4097918585486146773_n-150x150.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"150\" \/><\/a><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Asdreni mbetet nj\u00eb nd\u00ebr personalitetet e shquara n\u00eb panteonin e letrave shqipe. Portretin e tij do ta skaliste plot nderim n\u00eb vargje Lasgushi, kur do t\u00eb shkruante p\u00ebr t\u00eb: Burr` i urt\u00eb-e i ve\u00e7uar&#8230; Pate shkruar e punuar Kombin p\u00ebr t`a komb\u00ebsuar, Shqipen p\u00ebr t`a shqip\u00ebzuar. Poezia, ku Asdreni edhe spikati me krijimtarin\u00eb e tij, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8917,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[31,39],"tags":[],"class_list":["post-8914","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktivitete","category-te-rejat"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/qkll.gov.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8914","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/qkll.gov.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/qkll.gov.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qkll.gov.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qkll.gov.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8914"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/qkll.gov.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8914\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8924,"href":"https:\/\/qkll.gov.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8914\/revisions\/8924"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/qkll.gov.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8917"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/qkll.gov.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8914"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/qkll.gov.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8914"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/qkll.gov.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8914"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}